Sot, në takimin me shtabin zgjedhor dhe strukturat e NISMA-s në Klinë, diskutuam me ta për sfidat dhe mundësitë që prekin qytetarët e kësaj komune. Prezantuam prioritetet tona, duke u fokusuar në zhvillimin ekonomik, përkrahjen për bizneset e vogla, rritjen e investimeve në bujqësi dhe zgjerimin e kapaciteteve energjetike të vendit.
Për t’i kthyer këto ide dhe synime në vepra konkrete, është e nevojshme që NISMA të ketë një përfaqësim të fuqishëm në Parlamentin e Kosovës, aty ku merren vendimet që formësojnë të ardhmen e vendit tonë.
Me përkushtim dhe vizion të qartë, do të dëshmojmë se #veçVEPRA janë ato që sjellin ndryshimin.
E. Sh.