Cancel Preloader

Një fushatë me dinjitet dhe përkushtim po zhvillon gjithandej në takimet me qytetarë Ramadush Emini

 Një fushatë me dinjitet dhe përkushtim po zhvillon gjithandej në takimet me qytetarë Ramadush Emini

.

I veshur me petkun elegant, me përvojë dhe saktësi zvicerane, në takime, qoftë me mërgimtarë apo bashkëkombës në Viti, Anamoravë dhe qytete të tjera të Kosovës, Ramadushi, i edukuar dhe i ngrohtë, me dorë në zemër si të parët në odat e traditës, thotë:
“Kosovën e dua me zemër. Unë jam vetëm një ofertë për të forcuar rrënjët e mërgimtarëve me Parlamentin e Kosovës.”

Nga ana tjetër, mërgimtarë të shumtë kanë trokitur në zyrat e afaristit të suksesshëm në Zvicër, ndërsa shumë të tjerë kanë vendosur të jenë pjesë e festës së demokracisë më 9 shkurt në Prishtinë, në ditën e votimit!
“Të lumtë Dushi! Je duke bërë punë fantastike”, i ka shkruar Alban Zogajt, pasi Ramadushi Emini, ishte Nikoqir i Akademisë Përkujtimore kushtuar Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, në Degën e LDK-së në Zvicër.


“Kam shtrënguar duart me Kryetarin Lumir Abdixhiku, kemi shtrënguar krahët me Kryetarin Sokol Haliti, dhe pothuajse të gjithë pretendentët e LDK-së e pranojnë që ka ardhur koha të kemi përfaqësues të mërgatës në Parlamentin e Kosovës, pasi kjo është një lidhje që mban gjallë mërgatën,” thotë Ramadushi, i bindur se ndryshimi më së miri do të shihet nga votat e mërgimtarëve në botë.

“Mërgimtarët i janë kthyer LDK-së, si në kohën e madhe të Presidentit Rugova,” shpreh bindjen Ramadushi!

XLPress

Postime të ngjashëm