Nuhiu: Të gatshëm për të mbështetur zërin e fëmijëve në përmirësimin e arsimit

Drejtori për Arsim në Komunën e Gjilanit, Shpend Nuhiu, ka prit në takim kryesinë e re të Asamblesë Komunale të Fëmijëve, të udhëhequr nga kryetarja, Verda Isufi.

I pari i Arsimit në Gjilan, tregon se gjatë takimit, fëmijët parashtruan pyetje të rëndësishme rreth cilësisë së arsimit, kushteve infrastrukturore në shkolla, trajnimeve për avancimin e nxënësve dhe mësimdhënësve, si dhe çështje të tjera me rëndësi për arsimin.

Drejtori Shpend Nuhiu, i është përgjigjur me përkushtim dhe gatishmëri për të mbështetur zërin e fëmijëve në përmirësimin e arsimit në Komunën e Gjilanit.