Vlora A. R.Jashanica
Le të marrim një paralele që sqaron më së miri, fenomenin me të cilin ndeshemi sot, ku të tjerët ndërtojnë përcepcionet për të tjerët, me motive të liga, pa motive dhe apo veq për argëtim!
Të shumtën e rasteve motivet janë të liga -dashakeqe dhe u shërbejnë personave që duan të ndërtojnë një narracion, një storie apo një verzion të pa-qenë, të situatave, të jetës së njerëzve etj etj !
Siç shkruan një politolog i huaj nga Instituti, ka diçka që nuk përputhet herë herë me logjikën e thjeshtë njerëzore !
Unë mendoj që problemi kryesor është informacioni i tepërt i gabuar dhe i pasaktë që vjen nga burime të ndryshme, i cili krijon konfuzion dhe keqkuptime.
Në monitorim këto quhen burime direkte, indirekte dhe burime të pasakta!
Burimet direkte
Janë ato që ofrojnë informacion të parë dhe të pa përpunuar, eksperiencat personale, intervistat dhe dokumentet origjinale. Këto burime japin dëshmi të drejtpërdrejta për ngjarjet nga vetë burimi kryesorë.
Burimet indirekte
Nga ana tjetër, janë ato që përpunojnë ose veq e interpretojnë informacionin e marrë nga burime direkte. Dhe ky interpretim mundet me qenë i saktë, i pasaktë !
Burime të pa-sakta,
Janë ato që nuk mund të verifikohen lehtë ose që shpesh përmbajnë informacion të paqartë, të shtrembëruar ose të pamjaftueshëm.
Këto mund të përfshijnë thashetheme, informacione të pasakta ose burime që nuk ofrojnë të vërtetat e duhura për të mbështetur pretendimet.
Informacionet nga këto burime janë të pavlefshme ose të çojné në keqkuptime, keq përceptime dhe në folenë e të pa vërtetave!
Në jetë do i quanim-të vërteta, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra!
Nuk mund të ndërtohen përcepcionet për askend, mbi bazën e burimeve të pasakta , në fakt edhe mund të ndërtohen nga naiviteti por ama është gjë e gabuar dhe është përcepcion i rrejshëm veçmas kur flitet për burimet indirekte dhe burimet e pa -sakta!
Prandaj kur njerëzit i referohen – ndonjë rasti, ndonjé situate apo edhe ndonjë njeriu, gjithmonë duhet të merremi me burimet direkte e jo me burimet indirekte e aq më hiq me burimet e pa-sakta dhe jo kredibile!
Kjo është forma e vetme për të pasur një pasqyrim të saktë, gjithqka tjetër është konfuzion, përcepcion i pa saktë dhe larg realitetit!