FAMILJA SHABANI
Prej 19 personave që pjesëtarët e forcave paramilitare sërbe i kishin rreshtuar për t’i vra në Llashticë të Gjilanit, 13 ishin vra e gjashtë kishin shpëtuar, por me plagë nëpër trup. Në mesin e të mbijetuarve ishte edhe 13-vjeçarja Vlora Shabani, të cilën plumbat e kishin goditë në dorë dhe në faqe. Rreshteri i policisë nga Kanadaja, Brian Honeybourn, që kishte hetuar krimet e luftës në Kosovë, kujton rrëfimin e Vlora Shabanit:
«Zoti do të ketë qenë aty, sepse o nuk ishte rafali shumë i fuqishëm, o ka dalë nga baruti i vjetruar i pushkës AK-47. Plumbi, në vend se t’i depërtonte nëpër dorën që e kishte vënë përpara fytyrës, e ta vriste, u rrokullis, ia rroku gishtat, dhe i rrëshqiti nëpër fytyrë. Dikush thjesht nuk do ta besojë këtë, por unë kam foto të kësaj vajze».
Për këtë masakër deri më sot nuk është dënuar, e madje as gjykuar, askush.
Fragmente nga libri “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, faqe 505-520.
E mbijetuara e masakrës së Llashticës, Vlora Shabani, të cilën plumbat e kishin goditë në dorë dhe në faqe.
© Brian Honeybourn
Shkelzen Gashi
Plumbi, në vend se t’i depërtonte nëpër dorën që e kishte vënë përpara fytyrës, e ta vriste, u rrokullis, ia rroku gishtat, dhe i rrëshqiti nëpër fytyrë.
