Qytetarë të shumtë, të të gjitha moshave, mirëpritën me entuziazëm kandidatët e listës fituese të 9 shkurtit në tubimin e mbajtur në shkollën “Thimi Mitko”.
Në tubim morën pjesë Kryetari Alban Hyseni dhe kandidatët: Arijeta Rexhepi, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Burim Demiri, Luan Aliu, Nijazi Isaku, Liza Gashi, Ismajl Kurteshi dhe Labinotë Demi Murtezi. Ata folën për rezultatet e shumta që qeveria Kurti ka arritur gjatë një mandati qeverisës dhe për mundësitë që na presin pas datës 9 shkurt.
Qytetarët nga çdo cep i vendit po i bashkohen rrugëtimit drejt 500 mijë zemrave për festen e madhe që na pret të dielën.