Ramadush Emini forcë helvetike për ndryshimin në Kosovën

Ramadush Emini forcë helvetike për ndryshimin në Kosovën


Ramadush Emini, deputet nga mërgata dhe anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është një figurë e shquar dhe një afarist i suksesshëm nga Zvicra. Ai është kthyer në Kosovë për të ndihmuar vendin e tij në një moment vendimtar. Në javën e fundit të fushatës, ai po tregon se është një njeri i vërtetë, një rugovist tipik i përfaqësimit të mërgatës në parlament, që sjell ndryshimin që Kosova meriton.

Në Viti, Gjilan dhe gjithandej Kosovës, fryma e ndryshimit po ndihet fuqishëm. Ramadushi thotë se bashkë me kryeministrin Lumir Abdixhiku, Kosova po ecën në një rrugë të përbashkët që po shpërblehet nga qytetarët që dinë dhe duan një Kosovë ndryshe, me zhvillim dhe plane konkrete.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera me partnerët ndërkombëtarë janë një dëshmi e përkushtimit të tij për të sjellë ndryshimin që meriton Kosova. Na gëzojnë këto marrëdhënie që janë përshëndetur edhe në Zvicër nga partnerët tanë,” ka thënë Ramadushi.

Ne po kalojmë një kohë vendimtare për ndryshimin që meritoni ju, ndryshimin që meriton Kosova dhe ndryshimin që sjell Lidhja Demokratike.

“Unë po ndihem i lumtur. Kam kënaqësi të jashtëzakonshme të ritakohem me njerëz të mirë të vendit tim, të njoh nga afër shumë burra dhe gra të ndershme që e duan vërtetë Kosovën dhe do të votojnë për ndryshimin. Faleminderit për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme. Jam këtu për të sjellë ndryshimin që të gjithë ne e meritojmë. Votoni për një Kosovë më të mirë dhe më të ndershme,” thotë Ramadushi.