Ramadush Emini, me numër 82 në listën e LDK-së, do të jetë zëri i mërgatës në Parlamentin e Kosovës.


Të nderuar kolegë, miq dhe dashamirë,

Siç e dini, më 9 shkurt në Kosovë do të mbahen zgjedhjet për Parlamentin e Kosovës. Këto zgjedhje na ofrojnë një mundësi të veçantë, pasi kemi fatin të kemi kandidatë nga diaspora, të cilët do të konkurrojnë për t’u zgjedhur deputetë në Parlamentin e Kosovës. Kjo është një mundësi historike që edhe mërgata të ketë zërin e saj në Parlament.

Njëri nga këta kandidatë është z. Ramadush Emini, kryetari i Degës së Parë të LDK-së në Zvicër, i cili gjendet në listën e LDK-së me numër 82.

Kush është Ramadush Emini?

Ramadush Emini, me prejardhje nga fshati Tërpezë, emigroi në Zvicër në vitet ’90 së bashku me prindërit e tij. Shkollimin fillor e përfundoi në vendlindje, ndërsa shkollimin e mëtejshëm e vazhdoi në Matzingen, Zvicër. Që në moshë të re, ai u dallua për aftësitë dhe punën e tij në fusha të ndryshme.

Ramadushi ka punuar për një periudhë të gjatë si udhëheqës prodhimi në një kompani lokale në Matzingen, për të vazhduar me përfundimin e disa kurseve profesionale në fusha të ndryshme. Me punë dhe përkushtim, ai u bë një biznesmen i suksesshëm, duke ndërtuar një biznes familjar, të cilin e drejton sot së bashku me vëllezërit e tij.

Ramadushi është një shembull për shumë mërgimtarë se si me mund dhe djersë mund të arrihet suksesi. Ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve, Lizës dhe Noelit, të cilët janë aktualisht në studime.

Pse duhet ta votoni Ramadush Eminin?

Ramadush Emini, me numër 82 në listën e LDK-së, do të jetë zëri i mërgatës në Parlamentin e Kosovës. Ai do të sjellë përvojat më të mira nga diaspora në shërbim të Kosovës dhe do të angazhohet për përfaqësimin e denjë të interesave tona.

Prandaj, ju bëj thirrje të gjithëve që të votoni z. Ramadush Emini me numër 82 në listën e LDK-së. Jam i bindur se ai do të punojë me përkushtim dhe nuk do të na zhgënjejë.

Ju falënderoj paraprakisht për mbështetjen tuaj!

Forumi Rinisë Ldk DegaLindore-CH