Të dashur miq dhe përkrahës, shumë e dashur mërgatë.
Nga zemra, një falënderim i madh për secilin prej jush që ishit pjesë e kësaj eksperience të jashtëzakonshme! Angazhimi, përkushtimi dhe mbështetja juaj e palëkundur kanë qenë forca jonë kryesore në këtë rrugëtim.
Një falënderim i veçantë shkon për bashkatdhetarët tanë në mërgatë, të cilët me mobilizimin dhe mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme dëshmuan edhe njëherë se zemra e tyre rreh fort për Kosovën. Kontributi juaj është i pazëvendësueshëm dhe i çmuar!
Pavarësisht rezultatit, kjo ka qenë një betejë e fituar për vlerat, besimin dhe përkushtimin tonë të përbashkët për një të ardhme më të mirë. Së bashku do të vazhdojmë përpara, me të njëjtin vullnet dhe vizion!