Rapuca: Vazhdon mbështetja për OJQ-të që veprojnë në fushën e mirëqenies sociale

Mbështetja për përmirësimin e mirëqenies sociale të qytetarëve nga Komuna e Gjilanit po vazhdon.

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka shpall thirrje publike për mbështetje financiare të projekteve të organizatave joqeveritare (OJQ-ve) që veprojnë në fushën e mirëqenies sociale.

Hekuran Rapuca, ushtrues detyre i drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, tha se kjo është një mundësi e shkëlqyer për të gjitha OJQ-të që ofrojnë shërbime apo zhvillojnë projekte që ndikojnë pozitivisht në jetën e qytetarëve të Gjilanit.

Komuna e Gjilanit përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, për këto projekte do të ndajë 360 mijë euro. Derisa shuma minimale e një projekti fillon nga 1 mijë euro deri në 100 mijë euro.

“Kjo mbështetje tregon përkushtimin e qeverisjes komunale për forcimin e shërbimeve sociale dhe familjare në Komunën e Gjilanit”, tha Hekuran Rapuca.

U. d i drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale, theksoi se Komuna e Gjilanit, ka përgatitur edhe vendimin dhe thirrjen për aplikantë, ku dhe është e hapur thirrja për aplikim nga 16 prilli dhe përfundon me 8 maj.

Sinqerisht Zyra për Inmformim e Komunës së Gjilanit