Republika e Kosovës ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Besnik Bislimi

Gjatë periudhës 2021-2023, Republika e Kosovës ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian. Për periudhën financiare 2021-2027, Kosova aktualisht merr pjesë në 9 programe të BE-së, duke kontribuar në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm:

Erasmus+ – Mbështetje për arsim, trajnim, rini dhe sport.
Horizon Europe – Financim për kërkime dhe inovacion shkencor.
Europa Kreative – Përkrahje për kulturën.
Tregu i Përbashkët – Mbrojtje e konsumatorëve dhe siguri ushqimore.
CERV – Promovim i të drejtave qytetare dhe barazisë.
Evropa Digjitale – Transformimi digjital dhe siguri kibernetike.
Drejtësia – Forcimi i demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Fiscalis dhe Dogana – Modernizimi dhe harmonizimi i administratës tatimore dhe doganore me standardet e BE-së.

Me një kontribut prej vetëm 1.9 milionë euro, kthimi i investimit ka tejkaluar 300%, duke sjellë përfitime konkrete për institucionet publike në përmirësimin e shërbimeve dhe harmonizimin me BE-në e institucionet arsimore dhe qendrat kërkimore në grante për kërkime dhe mobilitet. Gjersa për OJQ-të më shumë mbështetje për të drejtat e njeriut dhe zhvillim kulturor, për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme financim për inovacion dhe konkurrueshmëri, e për qytetarët e të rinjtë bursa, mobilitet dhe trajnime profesionale.

Nga viti 2025 përfitimet pritet të rriten falë marrëveshjeve të reja të ratifikuara për programe si CERV, Evropa Digjitale dhe Tregu i Vetëm. Ky sukses pasqyron përkushtimin e Kosovës në rrugën evropiane dhe përfitimin nga mundësitë e integrimit.