Cancel Preloader

Rusia do të vazhdojë t’i ketë cak vendet që shfrytëzohen nga ushtria ukrainase

 Rusia do të vazhdojë t’i ketë cak vendet që shfrytëzohen nga ushtria ukrainase

Rusia do të vazhdojë t’i ketë cak vendet që shfrytëzohen nga ushtria ukrainase, ka deklaruar ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka raportuar të dielën Reuters.

Kryediplomati rus u shpreh kështu pasi presidenti ukrainas, Voldoymyr Zelensky, tha se Rusia gjatë një dite i ka kryer mbi 70 sulme.

Lavrov shtoi se sulmi vdekjeprurës me raketa në një objekt banimi në Kiev javën e kaluar “nuk ishte absolutisht objektiv civil”.

“Ne do të vazhdojmë t’i shënjestrojmë vendet që shfrytëzohen nga ushtria e Ukrainës, nga disa mercenarë të vendeve të huaja dhe nga instruktorët, të cilët evropianët i dërguan zyrtarisht për të ndihmuar në shënjestrimin e vendeve civile ruse”, ka thënë Lavroc për CBS-në, në një intervistë që u regjistrua të enjten e shkuar.

Sulmi në Kiev që i la të paktën 12 të vrarë, nxiti reagim të madh nga presidenti amerikan, Donald Trump ndaj atij rus, Vladimir Putin.

“Vladimir, STOP!”, pati shkruar Trump në rrjetin e tij social.

Zelensky ka thënë të dielën se situata është e vështirë, derisa lufta po zhvillohet në disa fronte.

XLPress

Postime të ngjashëm