Selim Pacolli kërkon mbështetjen e votuesve përmes mesazhit mbi rëndësinë e familjes

Selim Pacolli kërkon mbështetjen e votuesve përmes mesazhit mbi rëndësinë e familjes

Kandidati për deputet në Koalicionin për Familjen, Selim Pacolli, ka bërë thirrje publike për mbështetje duke e vendosur në qendër të fushatës së tij një nga vlerat më themelore të shoqërisë kosovare – familjen.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka shkruar: “Para se të vendosni për Familjen dhe të ardhmen tuaj, mendojeni këtë numër!”

“Mesazhi ka për qëllim të ngjallë kureshtjen e votuesve dhe të zhvendosë debatin tek zgjedhjet e kujdesshme që ndikojnë në jetën familjare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë,” ka thënë Pacolli.

Sipas tij, Koalicioni për Familjen synon të sjellë politika që mbështesin strukturën familjare dhe të forcojnë rolin e familjes në ndërtimin e një shoqërie të shëndetshme.