Serbia shteti i parë në Evropë që do të përdor Sistemin e Mbrojtjes Ajrore FK-3 të blerë nga Kina

Të dashur miq

Vlora A.R. Jashanica

Derisa ne merremi me sfidat tona, pas zgjedhjeve, Serbia po merret me sistem të mbrojtjes dhe do të jeté shteti i parë në Evropë që do të përdor Sistemin e Mbrojtjes Ajrore FK-3 të blerë nga Kina!

Këtë sistem të mbrojtjes Sërbia e ka vendosur zyrtarisht!

Vendosja e sistemit të mbrojtjes ajrore FK-3 të Kinës nga Serbia është një tregues i qartë i rritjes së afërsisë së Sërbisë me ndikimin kinez, gjë që do duhej të ishte “
shqetësim edhe për SHBA-në edhe MB-në e eshe për BE-në.

Si shteti i parë evropian që adopton këtë sistem mbrojtjeje të prodhuar nga Kina, Serbia po dërgon një mesazh për mundësinë e kalimit nga strukturat e sigurisë perëndimore, të cilat kanë qenë një shtyllë e politikës mbrojtëse të SHBA-së, MB-së dhe Evropës për një kohë të gjatë, në struktura të tjera ….

Institucionet e Kosovës duhet sa më parë të konsolidohen dhe në koordinim me SHBA-të, MB dhe EU, të fuqizojnë shtetin e Kosovës sepse tashmë në Rajon ka edhe palë të tjera dhe jo vetëm palë perendimore!