Cancel Preloader

Shkëlqen me projektin më të madh në Zvicër, Ramadush Emini, ish kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës nga LDK

 Shkëlqen me projektin më të madh në Zvicër, Ramadush Emini, ish kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës nga LDK

 

Shkëlqen me projektin më të madh në Zvicër, Ramadush Emini – ish-kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës nga LDK

Ramadush Emini, ish-kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës nga radhët e LDK-së, ka realizuar me sukses një nga projektet më të mëdha ndërtimore në Zvicër: “Kopshti Tivoli” në Spreitenbach.
Ky projekt gjigant përfshin 445 banesa moderne dhe dhjetëra lokale për biznese, duke e shndërruar një pjesë të rëndësishme të qytetit zviceran në një qendër të re urbane dhe ekonomike. Me përkushtim profesional dhe menaxhim efikas, kompania “Emi” e udhëhequr nga Emini, ka përfunduar me sukses instalimet teknike për ngrohje, hidraulik dhe ventilim, duke ia dorëzuar objektin klientit në afatin e paraparë.

“Jemi krenarë që kemi qenë pjesë e këtij projekti të vështirë dhe inovativ,” është shprehur Emini. “Ky projekt është rezultat i një bashkëpunimi të qëndrueshëm me të gjithë akterët dhe një dëshmi se me përkushtim dhe vizion, edhe sfidat më komplekse mund të tejkalohen.”

Përtej suksesit ekonomik dhe profesional, ky projekt ka edhe një simbolikë të veçantë: është dëshmi se shqiptarët në diasporë nuk janë vetëm pjesë e fuqisë punëtore, por edhe bartës të zhvillimit, të ideve moderne dhe të projekteve që lënë gjurmë.

Ramadush Emini, që dikur synonte të kontribuonte në zhvillimin e Kosovës përmes politikës, sot po lë gjurmë konkrete në një nga vendet më të zhvilluara të Evropës. Historia e tij është një ndërthurje e suksesshme mes idealit dhe veprës, mes përkatësisë kombëtare dhe realizimit profesional në diasporë./xlpress.tv/

    XLPress

    Postime të ngjashëm