Shpërthen AAK në Italinë e Veriut në Lecco, formon degën mbështetje e madhe për Engjëll Koliqin.

Shpërthen AAK në Italinë e Veriut në Lecco, formon degën mbështetje e madhe për Engjëll Koliqin.


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka formuar Degën e saj në Lecco të Italisë së Veriut, dhe kuvendin themelues bashkatdhetarët e mërgatës sonë i kanë thënë një “po” të madhe Ramush Haradinajt dhe lidershipit të AAK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Ne kemi gjetur një ambient të ngrohtë dhe gatshëm për të votuar AAK-në në zgjedhje,” ka thënë Pal Lekaj, që së bashku me Tom Duhani, Labinot Bislimi Gjini dhe Engjëll Koliqi bashkë me afaristin e “Frank House,” Franklin Ramaj, kanë përcjellë punën e kuvendit të Degës së AAK-së.

“Unë jam shumë i kënaqur me këtë mbështetje. Lecco ka qenë vatër e atdhetarizmit tonë dhe ka ruajtur rrënjët me atdheun. Lecco gjithmonë ka qenë ambasadore e Kosovës në kohët më të vështira dhe unë besoj se kështu do mbetet përgjithmonë. Na duhet kjo mbështetje për Republikën e Kosovës, na duhet mbështetja e Vatikanit, na duhet mbështetja e SHBA-së dhe ne duam ta shohim direkt Kosovën në NATO,” ka thënë Engjëll Koliqi, kandidat i AAK-së për parlamentin e Kosovës.

“Bashkatdhetarët në Itali për Kosovën Fituese,” ka thënë Pal Lekaj, duke u shprehur se është shumë i nderuar që shumë nga bashkatdhetarët tanë, të cilët tashmë janë regjistruar për votim, kanë shprehur gatishmërinë e tyre të dëgjojnë për programin e Kosovës Fitues. Njëkohësisht, ata kanë vendosur ta mbështesin numrin 137.

Me këtë rast u themelua edhe dega e AAK-së nga figura të shquara:

Alberika Koliqi – Kryetare

Leonard Ramaj – Nënkryetar

Henrik Azizi – Sekretar

Anëtarë të kryesisë:

Majlinda Marku-Ramaj

Kastriot Pjetri

Vilson Ramaj

Patrik Shabani

Emanuel Ukaj

Isabella Shabani

Leonard Krista

Vilson Deda

Faleminderit, vëllezër, për mikpritjen në Lecco të Italisë!