Stublla e Vitisë është bërë epiqendra e një darke të madhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Në restorantin e bukur “Frank House”, pronë e z. Franklin Ramaj, me pjesëmarrje masive të strukturave të partisë, nikoqir ishte z. Engjëll Koliqi, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Atmosfera ishte e gjallëruar, me pjesëmarrës që shprehën përkrahje të madhe për iniciativat e AAK-së. Fjalimet kryesore theksuan rëndësinë e bashkimit dhe zhvillimit të rajonit. Nga qëndrimet politike deri te premtimet për projekte konkrete, ky tubim shërbeu si platformë për të forcuar lidhjet midis partisë dhe qytetarëve, duke dërguar një mesazh të qartë për angazhimin e saj në të ardhmen politike të vendit.
Fjalimin hyrës e mbajti z. Labinot Gjini, kryetar i degës së AAK-së në Viti, i cili përshëndeti të pranishmit dhe tha: “Aleanca po rikthehet fuqishëm.”
Engjëll Koliqi: “Do të jem deputet i të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim regjioni, feje apo kombësie!”
Ahmet Isufi: “Lista e kandidatëve të koalicionit tonë është lista më e mirë, më përfaqësuese, me figura të dëshmuara në proceset që ka kaluar vendi ynë.”
Nazim Gagica: “Anamorava, si asnjë rajon tjetër, e ka provuar qeverisjen e keqe të pushtetit në këto katër vite. Në këtë rajon mbizotëron depresioni ekonomik, politik dhe social. Prandaj, ju bëj thirrje të punojmë bashkë për kthimin në binarë të sigurt dhe ta ndryshojmë gjendjen me zhvillim të gjithanshëm. Kjo arrihet vetëm duke votuar kandidatët e listës sonë.”
Daut Haradinaj: “Kemi shumë arsye të kërkojmë votën e qytetarëve për zgjedhjet e 9 shkurtit, sepse lista jonë është më e mira dhe më përfaqësuesja. Duam ta kthejmë vendin në rrugën e duhur. Filloni nga komuna juaj dhe mos e lini këtë rajon të papërfaqësuar.”/xlpress.tv/