Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim zyrtarë në selinë e Oborrit Mbretërorë Shqiptarë me Lartësinë e Tij Princi Leka II.
Gjatë takimit ndër të tjera diskutuam.
Analizuam, diskutuam dhe shkëmbyem mendime në lidhje me situatën politike në rajon e më gjërë e kryesisht mbi situatën aktuale në Shqipëri e Kosovë e lidhur kjo me interesat komplekse kombetare.
Gjatë takimit gjithashtu ndamë mendime dhe patëm dakortësitë tona në lidhje me krizën politike, ekonomike dhe institucionale që po kalon vendi ynë si dhe me detyrimin që kemi për të kontribuar potencialisht në gjetjen e rrugëve për zgjidhjen e tyre gjithmonë kjo në interes kombëtarë e atë qytetarë shqiptarë.
Në këtë aspekt PLL mbetet gjithmonë një subjekt politik me kauzë kryesore të saj kauzën e ndryshimit të sistemit qeverisës nga Republikë në Mbretëri, një subjekt politik tradicionalisht i djathtë e me kontribute të pamohueshme në shtetformimin shqiptarë prej rreth 100 vitesh, faktor politik i domosdoshëm sot për ndryshim e për forcimin e shtetit të së drejtës.
Sot duhet të jemi të vendosur që me veprimet e mosveprimet tona, duke vënë interesin kombëtarë mbi gjithçka, të mundësojmë hapjen e një faqe të re ndryshimi që sjell zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë brenda BE si nje komb të bashkuar e dinjitoz.🇦🇱🇦🇱