Takimi i Këshillit për Punë të Jashtme në Luksemburg, Kallas: Tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten, nevojitet zgjerimi i BE-së

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka theksuar se tensionet në Ballkanin Perëndimor janë në rritje dhe ka kërkuar që procesi i zgjerimit të BE-së të vazhdojë.

Kallas e bëri këtë deklaratë para takimit të Këshillit për Punë të Jashtme, që po mbahet në Luksemburg, duke theksuar se është e domosdoshme të ketë histori suksesi për të ruajtur stabilitetin në rajon

Dating for Senior Singles
Meetheage
A Commitment To Culture And Innovation
Insider
Sponsored Links
“Ne shohim se po rriten tensionet dhe definitivisht duhet të lëvizim me procesin e zgjerimit. Kjo është diçka e prekshme dhe vërtetë na duhen histori suksesi,” tha Kallas, duke nënvizuar rëndësinë e përparimit të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, shefja e diplomacisë nuk përmendi shtetet konkrete ku tensionet po rriten, por e gjithë vëmendja është përqendruar në Bosnje e Hercegovinë, ku autoritetet e entitetit të Republikës Sërpska kanë ndërmarrë veprime që kanë rritur shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare për mundësinë e shkëputjes së këtij entiteti serb nga Bosnja.