Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan, përmes një shkrimi në faqen e saj, ka goditur Lutfi Hazirin, duke e bërë atë përgjegjës për bllokimin e aprovimit të buxhetit ku në asamblenë komunale LDK ka shumicën e këshilltarëve komunalë. Vetëvendosja në Gjilan ka adresuar gjithashtu përgjegjësinë e Lutfi Hazirit për procesin e decentralizimit.
Ja postimi i plotë:
Copëto e bojkoto – politika e Lutfiut ndaj Gjilanit!
Njëherë e copëtuan qytetin, e tash po e bojkotojnë. Por edhe qytetari do t’i bojkotojë ata, sepse ne nuk harrojmë!
E kuptojmë qëllimin e tyre për të dëmtuar Lëvizjen VETËVENDOSJE!, sepse ua ndalëm interesat në gjysmë. Por nuk e kuptojmë si nuk kanë fije turpi të mbajnë peng buxhetin e qytetit, duke e izoluar ekonomikisht për inate politike. Kjo nuk është goditje ndaj nesh, por ndaj çdo qytetari të Gjilanit që meriton zhvillim, investime dhe përparim.
Gjilani nuk do të ndalet! Ata që e pengojnë sot, do të turpërohen nesër nga vullneti i qytetarëve.