Vetëvendosje në Zhegër, Demiraj dhe Cërnicë

Zhegra, Demirajt dhe Cërnica ngrohtësisht mirëpritën Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, zëvendësministrat Hysen Durmishi dhe Liza Gashi e kandidatët tjerë për deputetë.

Progresi në zhvillim të vendit, mirëqenia e qytetarëve, sovraniteti dhe siguria ishin disa nga temat dhe arritjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të cilat u bisedua në këto takime.

Mobilizimi dhe mbështetja për Lëvizjen po rriten çdo ditë, gjithandej Anamoravës.