Në Gjilan vihet gurthemeli për ndërtimin e një kompleksi social
Në lagjen Arberia të Gjilanit është vendosur gurthemeli për ndërtimin e një kompleksi të banimit të përballueshëm dhe social.
Bëhet fjalë për dy lote me çrast do të ndërtohen gjithsej 71 njësi banesore prej të cilave 57 do të jenë për banim të përballueshëm ndërkaq 14 do të jenë për banim social.
Vendosjen e gurthemelit e bëri kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me zëvendës ministrin, Jeton Raka, dhe kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Këtu Kurti ka bërë të ditur se kohëzgjatja e kontratës do të jetë tre vjet dhe do të ketë katër tip të banesave, 53 metra katror, 66, 77 dhe 87 metra katror, duke e quajtur si lajm të mirë për qytetarët e Gjilanit/rtk/