Voton Bedri Hamza

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka shfrytëzuar të drejtën e tij për votim.

Ai ka votuar në shkollën “Andon Zako Çajupi” në qytetin e Mitrovicës.

Hamza tha se është optimist në këto zgjedhje dhe i bën thirrje qytetarëve të votojnë.

“Unë bashkë me bashkëshorten, vajzat dhe djalin e shfrytëzuam drejtën e votës. I lus të gjitha qytetarët që ta shfrytëzojnë ketë të drejt. Sovrani vendos, qytetarët votojnë. Jam optimist për këto zgjedhje”, tha Hamza.