Voton Lutfi Haziri

Gjilani po reflekton dashni, një ditë e bardhë sot.

Ju lutem, merrni familjet tuaja dhe bashkë manifestojeni vullnetin e bardhë!
Lutfi Haziri
***
“Uroj që çdo qytetar i Gjilanit sot ta ushtrojë të drejtën për të votuar. Kjo është një ditë e bardhë, një ditë e mirë për të gjithë ne. Kemi pasur një fushatë paqësore dhe një atmosferë dashamirësie që Gjilani e ka reflektuar, duke treguar lidhjen e fortë me qytetin dhe rajonin tonë. Në veçanti, ardhja e mërgimtarëve dhe pjesëmarrja e tyre në votim është një dëshmi e kësaj lidhjeje,” tha Haziri.

Ai shtoi se Gjilani gjithmonë ka treguar pjekuri dhe kulturë demokratike, duke bërë thirrje që çdo qytetar ta ushtrojë të drejtën e tij për të votuar.

“Uroj që secili prej tyre sot ta tregojë qartë vullnetin e tij dhe të rikthehet besimi që ka munguar shumë. Ushtroni të drejtën tuaj dhe dilni në votim!” përfundoi ai.