Koalicionit për Familjen realizuan një vizitë në Tregun e Gjelbë

Sot, liderët e Koalicionit për Familjen realizuan një vizitë në Tregun e Gjelbër, një vend ku përkushtimi dhe puna e ndershme luajnë një rol thelbësor në krijimin dhe mirëmbajtjen e ekonomive familjare. Gjatë vizitës, patëm mundësinë të takohemi me fermerë dhe tregtarë, të cilët me punë të palodhur dhe dedikim sigurojnë furnizimin e qëndrueshëm me produkte ushqimore për familjet tona.

Puna dhe përkushtimi i tyre janë një shembull frymëzues i forcës së ekonomisë lokale dhe rëndësisë së bujqësisë në jetën e përditshme të qytetarëve. Koalicioni për Familjen mbetet i përkushtuar për të mbështetur këta punëtorë të ndershëm, duke ndihmuar në krijimin e kushteve që e bëjnë punën e tyre më efikase dhe me ndikim më të madh në zhvillimin ekonomik të vendit.