Shkruar nga MSc.Inxh. Murat Hoxha
Njeriu “matet” tan kohen, jo në peshore, por me vepra, me moral e “njerzillëk”.
Haxhi Shala
Është një ndër të rrallët personalitete, që në vlersimin tim është i kompletuar me të gjitha atributet njerzore.
Ishte ushtarë, pastaj komandant i UÇK-së, i vendosur dhe i sigurtë në fitore.
Në ligjislaturen e pestë ishim së bashku anëtarë-deputet té Kuvendit të Republikes së Kosoves. Ai nga NISMA unë nga LDK-ja. Ishim bashkë-anëtarë në Komisionin për Ambient, Planifikim Hapsinor, dhe Bujqësi. Ani se ishim pozitë-opozitë, qështjet vlersoheshin drejtë dhe me përgjegjësi (së paku në komision parlamentarë).
Rrallë mund ti nxerrje ndonjë fjalë për luften, jo pse s’kishte çka me tregu, sepse lufta kishte shum sfida, rreziqe, dhe vështërsi, jo sepse kishte frikë, ngase ai ashtu si që është i ndergjegjëshëm si njeri, edhe luften e kishte bër ashtu të pastër, me ndergjegje të plotë por edhe me trimëri dhe ideal.
Bartja e armëve dhe municioneve nga Shqipëria, nuk ishte e lehtë rrëfehej ai, sepse rrethanat ishin të tilla që impononin rrugë dhe kohë të vështira.
Ai i vlersonte dhe i qmomte anët pozitive të njerzve, nuk merrej shum me vetit negative të askujt.
Në kuadër të komisionit, shqyrtuam shum ligje, kryem monitorime, patëm edhe nisma ligjore por dhe ishim në vizita të ndryshme. Në të gjitha rastet ishte në korrektsinë më të lartë.
E kujtoj viziten në Prekaz, në oden e Jasharajve, na priti Murat Jashari. Behej fjalë për Ligjin për Memorialin e Adem Jasharit, bëmë edhe fotografi, të cilat me keqardhje më mungojnë në albumin tim të fotografive.
Gjithashtu në kuadër të aktiviteteve tona, bëmë vizitë Kuvendit te Bulgarisë, përkatesisht komisionit për miqësi Kosovë – Bullgari dhe autoritetin rregullatorë për ujjë të Bulgarisë.
Ai fliste për të tashmen, për biznesin bujqësor që kishte fillua, për zhvillimin dhe mirqenjen e qytetarve. Duhet të bëjmë ligje të mira të cilat rregullojnë të gjitha segmentet zhvillimore të shtetit.
Unë me sinçeritetin ma të madhë, ndiej keqardhje, që Haxhi Shala tani është në vuajtje të dënimit nga Gjykata e Hages, për qështje të cilat në fakt janë shprehje e dashurisë dhe besueshmërisë ndaj shokëve të vetë.
Pranimi i “fajsisë” kujtoj që është bërë me iu shmangë zhagitjeve të stërzgjatura, të cilat fundi fundit e justifikojnë edhe dënimin e padrejtë.
Unë besoj që Haxhiu do të tejkalojë edhe këtë sfidë, dhe shum shpejt do ti kthehet aktiviteteve të veta familjare, biznesore, pse jo edhe politike.
Respekt i nderuar Haxhi Shala