Sudani e njeh shtetin e Kosovës

Sudani njeh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës – Presidentja Osmani jep lajmin nga Antalya

Gjatë vizitës së saj në Antalya të Turqisë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Sudani ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Presidentja Osmani ka ndarë lajmin e rëndësishëm për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.