Dr. Cana: Tani më të gjitha shërbimet kirurgjike janë bërë funksionale dhe po ju shërbejm pacientëve.

Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan sot kishin një takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK Mr. Ph.Elvir Azizin dhe Drejtorin e Departamentit për Shërbime Shëndetësore të SHSKUK Dr.Ardian Shefkiu.
Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan Dr.Afrim Cana njoftoj Z.Azizin rreth planit të riorganizimt dhe zhvendosjes së shërbimeve me rastin e fillimit të renovimit të objektit spitalor nr 1, tani më të gjitha shërbimet kirurgjike janë bërë funksionale dhe po ju shërbejm pacientëve.
Drejtori i SHSKUK Z.Elvir Azizi na njoftoi me disa pika të riorganizimit të shërbimeve dhe tha se të gjitha shërbimet që ofrohen në QKUK në nivel të vendit janë në dispozicion për të bashkëpunuar me shërbimet e nivelit dytësor, ku objektivin ynë kryesor është të ofrojm shërbime sa me të mira.
Drejtori i Departamentit për Shërbime Shëndetësore të SHSKUK Dr.Ardian Shefkiu tha se bashkarisht do të punojm në planifikimin e burimeve njerzore, ku strategjia jonë është që shtojm shërbime të reja dhe ti mbajm aktive ato në nivel të vendit.
Sot vizituam repartin e Biokimisë, ortopedisë, kirurgjisë, ku u informuam me punën e shërbimeve që ofrohen aty. Ne do ti trajtojm të gjitha kërkesat që vinë për paisjet, kuadrin dhe nevojat e këtyre reparteve.