Cancel Preloader

Lumir Abdixhiku: Sokoli është simbol i stabilitetit, i besueshmërisë dhe i përfaqësimit të ndershëm

 Lumir Abdixhiku: Sokoli është simbol i stabilitetit, i besueshmërisë dhe i përfaqësimit të ndershëm

Lumir Abdixhiku

Në orët e vona të mbrëmjes, pas tubimeve në Kamenicë e në Gjilan, u ndalëm dhe në fshatin Pozharan të Vitisë.

Para një numri të madh banorësh të këtij fshati të madh, prezantuam kandidatin tonë për kryetar, Sokol Halitin.

Një udhëheqës i dëshmuar, një njeri që ka dhënë mund e djersë për këtë komunë, që e ka udhëhequr me mençuri, me përkushtim, me rezultate të prekshme. Në çdo rrugë, në çdo shkollë, në çdo shërbim komunal, e gjejmë punën e tij. Sokoli është simbol i stabilitetit, i besueshmërisë dhe i përfaqësimit të ndershëm. Ai është njeriu i LDK-së, por mbi të gjitha është njeriu i qytetarëve të Vitisë.

Ne po hyjmë në një garë të madhe. Një garë ku nuk është vetëm pushteti lokal në pyetje, por edhe ardhmëria e Kosovës. Një garë ku njerëzit duhet të zgjedhin mes mashtrimit dhe shpresës, mes propagandës dhe punës, mes interesave të ngushta personale dhe vizionit të përbashkët për vendin.

LDK është garancia se Kosova nuk humbet.
LDK është shpresa që ringjall besimin.

    XLPress

    Postime të ngjashëm