Haradinaj për Engjell Koliqin: Njeriu më i mirë në botë

Koalicioni AAK-NISMA vazhdon takimet me qytetarë.

Kësaj radhe në njërin prej tyre ishte i pranishëm edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai para të pranishmëve prezantoi kandidatin e 103-të në listën zgjedhore, Engjëll Koliqin.

“Në shenjë respekti për popullin e Karadakut, jam i nderuar që e kemi në listë profesorin tonë të nderuar, një intelektual e atdhetar, para së gjithash një njeri ma të mirin në botë, Engjull Koliqin”, ka thënë Haradinaj.