Isufi: Fermerëve u garantohet tregu dhe çmimi për prodhimet e tyre

Drejtori për Bujqësi Bajram Isufi, ka prit në një takim informues fermerët të cilët merren me kultivimin e perimeve dhe mes kompanisë Agrocelina.

“Qëllimi i këtij takimi është mbështetja e fermerëve që merren me kultivimin e perimeve gjegjësisht vendosja e kontaktit mes tyre dhe Kompanisë, e cila merret me grumbullimin dhe tregtimin e perimeve si trangujt, specat etj”, tha Isufi.

Sipas tij, kjo kompani lidhë kontratë me fermerët e interesuar dhe garanton tregun dhe çmim të volitshëm për të gjithë prodhimin e mundshëm.

Ai shtoi se kjo kompani u ofron fermerëve të kontraktuar fidanët, farën dhe preparatet për mbrojtjen e bimëve, të cilat ata do ti paguajnë në fund të sezonit, pas shitjes së prodhimit.

Drejtori i Bujqësisë, thekson se ekspertët e kompanisë janë në kontakt të vazhdueshëm me fermerët për t’i mbështetur dhe këshilluar gjatë gjithë procesit të kultivimit.

“Kjo është një mundësi e shkëlqyer për fermerët që kërkojnë të rrisin rendimentin dhe të përmirësojnë cilësinë e prodhimeve të tyre. Ky është një hap dhe mundësi që çdo fermer duhet ta shfrytëzojë”, tha drejtori Bajram Isufi.