Konformizmi në Kohën e Teknologjisë

/xlpress.tv/
Në një botë ku teknologjia po përparon me hapa të shpejtë, njeriu modern shpesh gjen veten në një gjendje konformizmi që mund të çojë në apati. “Gjumi”, si një simbol i këtij konformizmi, shpesh përfaqëson një gjendje të qetësisë dhe relaksimit, por gjithashtu mund të jetë një metaforë për një gjendje të pavetëdijshme dhe të pandërgjegjshme ndaj ndryshimeve dhe sfidave që sjell teknologjia.
Dhe për sa kohë që shoqëritë demokratike dhe shtetet e zhvilluara e përdorin zhvillimin e teknologjisë për të shtuar komoditetin dhe mirëqenien e qytetarëve, në vendet e trazuara dhe me konflikte apo të sapo dala nga konflikti, qytetarët e tyre sikur mbesin robër të një konformizmi duke u futur në një apati shoqërore që nuk mund të ndryshojnë asgjë dhe shumçka në jetën e tyre vendoset nga njerëzit më të kriminalizuar të shoqërisë.
Sociologët nuk ngurrojnë të shohin konformizmin social si një formë të varësisë nga opinionet e të tjerëve dhe si tillë, konformizmi sjell “gjumin”, qe mund të jetë një bekim dhe një mallkim njëkohësisht. Nga njëra anë, ai na ofron një pushim “lere se kështu është e shkruar dhe do të vijë koha kur gjërat do të ndryshohen vetë”.
Dhe per sa kohe vidhet dheu nder kembet
Nga ana tjetër, konformizmi intelektual bën atë rrënimin e bregut gradual duke bërë që qytetari të lahet sindromën e bretkocës që mbeten në ujë të vluar gradualisht drejt fundit; e gjithë kjo për të bërë një shoqëri ku njerëzit si “bretkocat”, ndihen të kënaqur dhe të pandjeshëm ndaj ndryshimeve që po ndodhin rreth tyre.
Në këtë mënyrë, “gjumi ” mund të luajë një rol në konformizimin e njeriut, duke e bërë atë të pranojë status quo-në dhe të mos kërkojë përmirësime apo ndryshime, pavarësisht se shumëçka shkon keq dhe gabimet e vendimmarrjes mund të jenë të pariparueshme.
Teknologjia po përparon me një ritëm të tillë që shpesh është e vështirë për njeriun; ajo gjithashtu na sfidon të përshtatemi dhe të mësojmë vazhdimisht gjëra të reja. Është e rëndësishme që të jemi të vetëdijshëm për këtë dhe të përpiqemi të gjejmë një ekuilibër midis konformizmit dhe përpjekjes për të përmirësuar veten dhe për të përballuar sfidat e reja.
XL