Cancel Preloader

Në ndërtesën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan u vendos pllaka me mbishkrimin ” Shtëpia-Bazë e UÇK-së”

 Në ndërtesën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan u vendos pllaka me mbishkrimin ” Shtëpia-Bazë e UÇK-së”

Mbështetur në Statutin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës dhe në dëshmitë e ish eprorëve të Zonës Operative të Karadakut sot është vendosur pllaka me mbishkrim “Shtëpia Bazë e UÇK-së”.
Në këtë event përveq nikoqirit kryetarit të KBI në Gjilan me bashkëpunëtorët e tij morën pjesë Komandanti i ish ZOK të UÇK-së Ahmet Isufi , Kryetari i OVL-UÇK dega në Gjilan Xhevdet Mehmeti dhe bashkëveprimtarë të tjerë të asaj periudhe.
Në takimin e mbajtur sot gjithashtu u potencua edhe njëherë kontributi i theksuar i hoxhallarave të asaj kohe pèr kombin dhe atdheun.

Agim Hyseni
19.06.2025

    XLPress

    Postime të ngjashëm