Shēnohet 65- vjetori i lindjes së poetit Xhevdet Bajra

SHËNOHET 65-VJETORI I LINDJES SË POETIT XHEVDET BAJRAJ

Në shënim të 65-vjetorit të lindjes së poetit Xhevdet Bajraj, në Rahovec u organizua orë letrare, me ç’rast u interpretuan poezi nga krijimtaria e poetit, si dhe krijime të tjera nga pjesëmarrës të shumtë.
Në orën letrare me krijimet e tyre u paraqitën Shefqete Gosalci, Hyrë Fazlija, Ramije Ukaj, Esat Loshaj, Berat Batiu, Milazim Bajraj, Shefqet Dina, Rabije Bytyqi, Bekim Kelmendi, Hazir Luta, si dhe nxënës të shkollës së mesme në Rahovec dhe të Klubit Letrar të SHL-Kosova.
Për jetën dhe krijimtarinë e poetit folën Hazir Luta, kryetar i Klubi Xhevdet Bajraj dhe Qemajl Krasniqi e Bekim Kelmendi anëtarë të kryesisë. Ndër të tjera u tha se krijimtaria e begatë e Xhevdetit është pasuri e madhe, jo vetëm kombëtare pasi që ai është përkthyer në shumë gjuhë të botës.
Poeti Xhevdet Bajraj vitet e fundit të jetës i kaloi në Meksikë, ku edhe krijoi një pjesë të madhe të krijimtarisë së tij poetike. Vdiq më 22 qershor 2022 në Meksiko Siti.
Aktiviteti u mbaj në Bibliotekën Komunale ,,Sulejman Krasniqi” nën organizimin e klubit letrar që mban emrin e këtij poeti të madh kombëtar.