Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës

Dita e Tokës është vendosur në datën 22 prill të vitin 1970. Në këtë datë 20 milionë amerikanë morën pjesë në demonstratën mjedisore nga më spektakolaret që u quajt “Dita e Tokës”.

Më 22 prill, në mbarë botën, dashamirëse të mjedisit organizohen një varg aktivitetesh për të mirën e mjedisit dhe njeriut, si aktivitete pastrimi, gjelbërimi, pyllëzimi, manifestime në formë protestash, ekspozita, koncerte, vizita, peticione, orë edukative me nxënës, etj.

Që nga viti 1990, kjo datë u miratua edhe nga grupet mjedisore në mbarë botën. Në vitin 1992, OKB-ja organizoi Samitin e Tokës në Rio de Zhaneiro (Brazil), duke i dhënë një shtysë tjetër kësaj fushate, ndërsa në vitin 2009, e shpalli zyrtarisht këtë ditë me një rezolutë të veçantë.

Me rastin e kësaj dite edhe “Let Do It – Ta Pastrojmë Kosovën”, këtë ditë e shënon me aktivitete të shumta për pastrimin e mjedisit dhe mbjelljen e drunjëve.

“Let Do It – Ta Pastrojmë Kosovën”, në bashkëpunim me Kolegjin Heimerer dhe Fondin Kosovar për Garanci Kreditore, organizon sot edhe aksion pastrimi që do të zhvillohet në lagjen Veternik dhe përgjatë rrugës Shkupi në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00./rtk