Cancel Preloader

80 vjet më parë u nënshkrua Karta e OKB-së

 80 vjet më parë u nënshkrua Karta e OKB-së

 

Historike! 80 vjet më parë u nënshkrua Karta e OKB-së – si mësim nga Lufta e Dytë Botërore. Po 8 dekada më pas ka pasiguri se po mbizotëron sërish ligji i xhunglës. Festimet këtë vit në Nju Jork janë të trazuara nga zhvillimet aktuale – rendi botëror multilateral, që mbështet OKB, është në krizë. Në vend të forcës të së drejtës duket se po zë vend e drejta më të fortit vitet e fundit.

Megjithatë OKB ka shumë shembuj suksesi në këto tetë dekada: si psh. misionet e helmetkaltërve, paqeruajtësit e OKB-së që arritën t’i jepnin fund luftërave dhe konflikteve në Kamboxhia, Qipro apo Amerikën Latine. Kriminelë të luftës u nxorën para drejtësisë, siç ishte presidenti serb Slobodan Millosheviç e të tjerë.
Pavarësisht kritikave, OKB mbetet e domosdoshme për ruajtjen e paqes në botë. OKB-ja është i vetmi vend ku takohen të gjitha vendet e botës, e thjesht vetëm këto takime janë asete të vlefshme. Ndoshta do ta kuptonim se cila është vlera e Kombeve të Bashkuara vetëm nëse OKB nuk do të ekzistonte më.

XLPress

Postime të ngjashëm