Njëmijë billboard vezullues për një votë!

Shkruan: Xhevat Xh Latifi

Një tetëmbëdhjetë vjeçar po ngrohte duart e ngrira nga i ftohti i janarit derisa mbante ndërsjelltas brushën me të cilën kishte ngjitur letrën luksoze të billboard-it reklamuese për zgjedhjet 2025. Krahas konstruktit të hekurit rrinin shkallët mu në gjoks si epoletë të një politikani dhëmbëbardhë, duket sikur i buzëqeshte votuesit që për herë të parë do ta ushtrojë të drejtën e tij të votimit. “Ky burrë ka dhëmbët e shtrenjtë sa më marue një shkollë”, thotë Ardiani, duke zhvendosur shkallët në gojë që duket si shpellë e bardhë prej mjegulle. Ai thotë se nuk do të votojë fare, sikur që rreth 25 përqind e qytetarëve të Kosovës, të cilët ende nuk janë përcaktuar se “cilin dhëmbëbardhë gojëzi” do e votojnë, thotë Ardiani.

Një politikan ka të drejtë të krijojë sinopsisin e jetës së tij politike dhe s’do mend nga Greqia antike ata mbahen si zotërues të retorikës së premtimeve duke gjetur gjithmonë arsye pse nuk ka mundur më shumë të bëjnë. Mark Aureli besonte se udhëheqësit duhet të jenë të drejtë, të mençur dhe të kujdesshëm në vendimet e tyre, duke marrë parasysh mirëqenien e qytetarëve të tyre. Kjo mund të jetë leksion i bukur në njohuritë e përgjithshme për dhe mbi politikën, por shkalla e papërgjegjësisë së një politikani në Kosovë nuk është asgjë më shumë se suksesi i tyre, i cili është ngritur dhe qëndron mbi papërgjegjësinë.

Njëmijë billboard vezullues në fushatën politike në Kosovë janë vetëm avuj dhe flauflime te një syzheu nga “Një mijë diej vezullues” nga Khaled Hosseini. Një roman me sfida të mëdha në një Afganistan të trazuar nga lufta dhe ndryshimet politike.

Dhe për sa kohë që politikanët tanë, më parë se të shkojë në konferencë me gazetarë, futen në radhë për të rregulluar veten në salon andulimi, duket sikur Kosova të jetë marrë peng! Diskursi kulturor i këtyre politikanëve, edhe pse i deklaruar shumë proevropian në performancën e sallave sportive, duken si ne kodra të Kandaharit. Nuk ja u patëm borxh këtë jo!
Politikanë, nuk e di nëse e dini, nëse ju kanë informuar këshilltarët e shumtë se sa e sa djem e vajza për këto vite kryen shkolla të mira nëpër botë dhe sa herë kthehen në Kosovë, bri aeroportit do të shohin fytyrat e juaja të zverdhura nga papërgjegjësia, tash e shumë vjet…
Nje votë!

Janar 2025