70-vjetori i Papës: faleminderit Zotit, prindërve dhe atyre që më kujtojnë në lutje

70-vjetori i Papës: faleminderit Zotit, prindërve dhe atyre që më kujtojnë në lutj
R.SH. – Vatikan
Të dashur, duket se e dini: sot mbush 70 vjeç. Falënderoj Zotin, prindërit e mi dhe falënderoj të gjithë ata që më kanë kujtuar në lutje.
Muzikë për Papën
Sapo Papa mbaroi së foluri, disa banda muzikore, nga Borno dhe Sonico në Val Camonica, në provincën e Brescias,të pranishme në gjysmërrethin e Berninit në Sheshin Shën Pjetër për ta festuar atë, ekzekutuan pjesë muzikore.
Nga sheshi i Vatikanit, gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit, spikaste një balonë që përfaqësonte pikërisht numrin “70”, vitet që mbush Leoni XIV. Një banderolë në italisht shkruante “Urime Papa Leoni”. Një flamur i madh i bardhë dhe i kuq shkruante në spanjisht “Urime Ditëlindjen Papa Leoni”. Shkrime të tjera të panumërta, në shumë gjuhë dhe nga e gjithë bota, i drejtonin mesazhe urimi dhe dashurie Ipeshkvit të Romës dhe shumë kore ngriheshin për t’i dërguar Papës urimet për ditëlindje.