Partia Guxo, mbetet pa kandidatin e saj në Gjilan

Partia Guxo, mbetet pa kandidatin e saj në Gjilan
Arkitekti Ilir Poroshtica, kandidat për Kryetar të Gjilanit, ka hequr dorë nga gara. Ai ka bere bërë të ditur ne rrjete sociale se ka hequr dorë nga gara dhe ka shprehur keqardhje për votusit e tij:
“Pas shumë reflektimesh dhe përgjegjësie qytetare, për arsye personale, tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Gjilanit. Falënderoj çdo qytetar që më mbështeti. Si pjesëmarrja në garë, si heqja dorë, janë akt i vetëpërcaktimit. Pavarësisht largimit të shpejtë nga gara, dorëheqjes nga anëtarësia dhe çdo pozicion partiak, do të vazhdoj të kontribuoj në shoqëri, siç kam bërë vazhdimisht.
Me shumë keqardhje për votuesit,
Ilir Poroshtica”, ka shkruar Poroshtica.