Cancel Preloader

Gjilan: LDK dhe PDK arrijnë marrëveshje politike

 Gjilan: LDK dhe PDK arrijnë marrëveshje politike

Gjilan: LDK dhe PDK arrijnë marrëveshje politike

 

LDK dhe PDK në Gjilan, kane arritur marreveshje politike,  te cilen Srber Ismajli, kandidat per kryetat te Gjilanit e ka vleresuar si hap i rëndësishëm drejt krijimit të një qeverisjeje që bashkon, që punon me transparencë dhe që vendos interesin publik mbi gjithçka.

Ja shkrimi i plote:

Të dashur qytetarë,

Sot nënshkruam një marrëveshje politike për bashkëpunim dhe qeverisje të përgjegjshme në Gjilan, që reflekton vullnetin e qytetarëve për unitet, profesionalizëm dhe mirëqenie.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një qeverisjeje që bashkon, që punon me transparencë dhe që vendos interesin publik mbi gjithçka. Qeverisja që duam është ajo që i shërben qytetarëve pa dallime, me vizion dhe përgjegjësi.

Falënderim të veçantë për z. Lutfi Haziri, kryetar i degës së LDK-së në Gjilan, dhe z. Riad Rashiti, kryetar i degës së PDK-së në Gjilan, për gatishmërinë, vizionin dhe frymën e bashkëpunimit që po e ndërtojmë bashkë për të mirën e qytetit tonë.

Gjilani i ri meriton stabilitet, zhvillim dhe udhëheqje që bashkon. Dhe këtë do ta bëjmë bashkë me besim në Zot, me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj qytetarëve tanë.

    XLPress

    Postime të ngjashëm