Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë gjithë kohës po i korrigjon ndërkombëtarët në shqiptimin e emrit të shtetit tonë. Nuk thuhet “Kosovo” por “Kosovë/Kosova” po pretendon ai. Pse një gjë e tillë ka rëndësi dhe çka thonë gjuhëtarët?
Në një vizitë në Londër, gjatë një debati në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ‘’Chatham House’’, kur Rama u pyet nga një ish-anëtar i Parlamentit Evropian për rolin e Shqipërisë në ndihmë të Kosovës (duke e shqiptuar Kosovo), Rama para se të përgjigjej, tha këto fjalë:
‘’Para së gjithash, nuk është ‘’Kosovo’’, por ‘’Kosova’’. Serbët e quajnë ‘’Kosovo’’ dhe ju qëndroni për pavarësinë e Kosovës. Nuk ke faj sepse propaganda e ka bërë punën e saj. Dhe unë ndonjëherë them Kosovo, por është Kosova!’’- tha Rama.
Shkronja Ç / Edhe shkronja Ç po torturon popullin: Zëvendësimi i mundshëm me Ch-në dhe ngatërrimi me Q-në
Por sa ka rëndësi nëse shqiptohet ‘’Kosovo’’ apo ‘’Kosova’’?
Nacionale ka kontaktuar me gjuhëtarët Rrahman Paçarizi dhe Nasuf Abdyli, dhe me shefin e Departamentit të Gjuhës Shqipe, prof. Bardh Rugova për të kuptuar në të vërtetë nëse ka ndonjë dallim, apo nuk ka rëndësi se si shqiptohet.
Paçarizi u shpreh se ka shumë rëndësi shqiptimi i termit ‘’Kosovë’’. Ai tha se ‘’Kosova’’ është në shqip, kurse ‘’Kosovo’’ është në serbisht. Shqiptimi i duhur është gjë që flet për perceptimin e identitetit nacional të vetë shtetit.
“Ka rëndësi shumë, pasi futja në përdorim e shqiptimit shqip “Kosova” në vend të serbisht “Kosovo” flet për percpetimin e identitetit të vet shtetit,” – tha ai.
Glauk Konjufca / Pranoi “kombin kosovar”, bëri grimasa të çuditshme: Konjufca në intervistën më të pazakontë në histori
Ndërsa në anën tjetër Abdyli tha se është ngulitur version sllav dhe përveç që në rrafshin ndërkombëtar nuk ka ndryshuar, fatkeqësisht versioni ‘’Kosovo’’ përdoret edhe nga vetë institucionet e Kosovës në dokumente apo mbishkrime në gjuhën angleze.
‘’Dallimi është i thjeshtë: Kosovo i thonë serbët, Kosova shqiptarët. Në gjuhën angleze dhe në gjuhë tjera të rëndësishme si gjermanishtja e frëngjishtja, fatkeqësisht është ngulitur versioni sllav i fjalës dhe ka pasur zëra e përpjekje në Kosovë dhe jashtë saj që kjo gjë të ndryshojë, por në rrafshin ndërkombëtar nuk ka ndryshuar. Fatkeqësisht, versioni “Kosovo” përdoret edhe nga vet institucionet e Kosovës, kur publikohen dokumente ose mbishkrime në gjuhën angleze,” – tha redaktori lajmeve ndërkombëtare në gazetën Nacionale.
Bardh Rugova pati një përgjegjje të ngjajshme, ai tha se çështja është që shqiptimi të bëhet sipas popullatës shumicë.
‘’ ‘’Kosovë/a’’ është e gjuhës shqipe. Çështja është që shqiptimi të bëhet sipas popullatës shumicë. Ndërsa ‘’Kosovo’’ është e serbishtes’’- tha Rugova.
Çka thonë profesorët serbë lidhur me këtë çështje?
Sipas disa profesorëve serb të filologjisë, është shprehje e dëshirës që ndërkombëtarët të imponojnë në plan formën shqipe të emrit Kosovë, madje të paralajmërojnë përndjekjen e emrit serb nga terminologjia ndërkombëtare- raporton Kosovo Online.
Gjuhë / Një shkronjë torturon një popull: A duhet ta heqim Ë-në nga alfabeti?
Akademiku, filologu Aleksandar Loma tha se deklarata e Edi Ramës është shprehje e dëshirës për ta ndryshuar atë dhe të imponojë formën shqipe të emrit në rrafshin ndërkombëtar.
‘’Republika e vetëshpallur e Kosovës, ata që e njohin si shtet e përdorin termin serb ‘’Kosovo’’ ‘’- thotë Loma.
Ai gjithashtu rikujton se nuk është çudi, e asgjë e pazakontë nëse shqiptarët e Kosovës, do të kërkonin që emri Kosova të shqiptohej njëlloj të paktën në një pjesë të botës.
“Sot ne e quajmë Ceilonin e dikurshëm Sri Lanka, ish-Burmanë – Myanmar, ish Rodezinë – Zimbabve. Nuk do të ishte çudi nëse shqiptarët e Kosovës do t’i impononin emrin e tyre zyrtar të paktën një pjese të botës, qoftë Kosovë, ose ndoshta Dardani, pas trevës antike në territorin e Kosovës dhe Metohisë siç ka dashur Ibrahim Rugova”- tha Loma.
Kosova është një toponim serb që besohet se ka kuptimin e “fushës së mëllenjave”.
/nga Rea Sefa, 1 vit më parë/nacionale/ xlpress.tv/