Tash që po përfundon kjo puna e GLOBALIZIMIT. Çka tutje!?

Emanuel Bajra

Para njëzet e ca vitesh, na u duk se ajo që po fillonim në aspektin e tregtisë dhe prosperitetit ekonomik ishte e paprecedentë në historinë e njerëzimit dhe ekonomisë në veçanti.

Hyrja e Kinës në WTO, 9/11, Lufta në Irak, Kriza e Madhe Financiare 2008-09, Brexit, Trump 1.0, Covid-19, Agresioni rus në Ukrainë, Trump 2.0. Të gjitha të ngjeshura brenda dy dekadave. E paprecedentë dhe e paparashikueshme, mund të thuhet. Por nuk ishte kështu. Gjithçka ishte e parashikueshme dhe mund të shihnim vijën e hollë të shpresës ku pasiguria që po përjetonim tani po na tregonte diçka. Donte të ndante lajmet me ne.
Shenja e parë: ekonomitë rriteshin periodikisht, por jo mjaftueshëm konsistente; megjithatë aq fort sa që kaluam një metrikë të rëndësishme—rritjen e standardeve të jetesës dhe prosperitetit. Na ndoqëm një qasje me dy kahe: Njëra ishte me leju që bizneset në tregjet emergjente me u zgjeru, me marrë borxhe, me rreziku, me marrë edhe ma shumë borxhe, me depërtu kudo pa pyetje dhe me ndërtu një iluzion që në këtë mënyrë ‘Sentimenti i Tregut’ ka me u përmirësu dhe që po ndërtohej një lloj ekuiteti. Qasja tjetër ishte krejt e kundërta për bizneset në tregjet e zhvilluara; duke i rregullu ato, duke imponu rregulla që ndalonin pjesëmarrjen në ekuitet; por këto biznese u bënë ‘inovatorë kulturorë dhe jo ndërtues produktesh’ (me disa përjashtime natyrisht: hapësira teknologjike amerikane dhe supremacia e saj, financat britanike, eksporti gjerman)—tjerat mbetën mbrapa sepse si biznes për me pas sukses në Perëndim ose tregjet e zhvilluara duhej me ndjek rregullat; ndërsa në tregjet emergjente duhej me marrë borxhe dhe me u ballafaqu me konkurrencën brutale.

Në zemër të këtij modeli globalizimi me dy kahe, ajo çka na mungoi ishte ndërtimi i një sistemi ekonomik universal që kishte një qëllim. Në vend se të fokusohemi te krijimi i këtij sistemi, na u fokusum tepër te lirimi ose kufizimi i tregtisë. Nuk ndërtum një SISTEM që funksionon bazuar te kthimet ekuitative për të gjithë; por një sistem që bën të mundur që shumë të ecin përpara dhe disa tjerë të ballafaqohen me realitetin. Pastaj shpikëm QE (lehtësimin sasior) dhe sistemin monetar të bazuar te inflacioni, i cili deri sot është bërë aq i varur prej nesh saqë nuk mund ta imagjinojmë modelin ekonomik pa të.

Bota po ndryshon tash. Nuk ka kuptim me fajësu dikënd ose me ba analiza bazuar te kjo qasje. Duhet t’i marrim mësimet përpara dhe me fillu punën brenda një modeli më të unifikuar të tregtisë dhe shkëmbimit bazuar te mungesa (scarcity) dhe nevojat; por edhe gjana që nuk na pengojnë prej inovacionit më shumë dhe prodhimit aq sa kemi nevojë—jo aq sa fizikisht mundemi. Në këtë mënyrë kemi me arrit një nivel balancues dhe deri atëherë ka me ndodh shumë filtrim; shumë recesione kanë me përfundu sentimentet dhe bota ka vazhdu me u zhvillu edhe ma shumë deri sa mos ta njohim ma.

Imagzhi: theintrovertedhealer.com