Cancel Preloader

Hije

 Hije

 

HIJE.
FJALA ETRUSKE QË LIDHET ME KULTIN E SHENJTË TË “HIJEVE TË SË PARËVE”. KJO FJALË THEMELORE E KULTURËS ETRUSKE RUHET ME TË NJËJTIN KUPTIM EDHE SOT TE GJUHA SHQIPE.

Nuk mund të dyshoja më se metoda ime e deshifrimit ishte e vlefshme; prandaj u nisa vendosmërisht në këtë rrugë, duke e ditur mirë se nuk ishte pa kurthe dhe pengesa. Këtu do të përmend vetëm një fjalë tjetër që kisha deshifruar, dhe do ta përmend, për më tepër, sepse lidhet me një nga konceptet themelore të qytetërimit etrusk, një nga pikat qendrore të jetës fetare etruske, e lidhur ngushtë me kultin e Hijeve të të Parëve; dhe sepse këto “hije” ose “manes” janë të paraqitura në afreske varresh si, për shembull, te Varri Frangois, ku tregohet një flijim që i bëhet hijes së Patroklit; dhe, më në fund, sepse fjala “hije” luan rolin kryesor në “Librin e Mumjes”. Fjala në gjuhën etruske është: “hia”. Kjo është gjithashtu një emër thellësisht shqiptar: “hie”, “hija”, me nyjën e shquar që paraqitet si passhtesë, njësoj si në etruskisht (hija, M. 159); dhe lidhet me greqishten, “skia”. Për t’u bindur, mjafton të hapësh çfarëdo libri apo gazete shqiptare. Në përkthimin shqip të “Predikuesit”, vi.12, lexojmë se njeriu “kalon si një hije”, “shkon si hie”, ditët e shkurtra të jetës së tij. Por do të shohim më vonë se edhe folja shqipe “shkon” është rrënjësisht etruske, dhe ka të njëjtin kuptim në atë gjuhë. Prova do të jepet nga kjo që duket sikur është një fjalë e vetme, por që në të vërtetë është një fjalë e dyfishtë ose e përbërë, të cilën e kam marrë nga “Libri i Mumjes”: “scuxie” [“shkuhie” – shënim], që do të thotë: “Eja (shko, kalo, etj.) o hije!” Do të jemi të detyruar të pranojmë se shprehja etruske “scuxie” dhe shprehja shqiptare “shkon si hie” janë, ashtu siç kanë qenë: të ndërtuara nga të njëjtit elementë dhe kanë të njëjtin kuptim.

Një vëzhgim përfundimtar. Fjala shqipe “hijë” do të thotë jo vetëm “hije” në kuptimin e zakonshëm, por edhe “imazh; ngjashmëri; zot”; çka na përshtatet shumë mirë. Kështu, në gramatikën e shqipes, të Mann-it gjejmë: “i ka hijë një bir mbreti”, “(ai) ka pamjen e një biri mbreti” (fq. 106). Prandaj edhe fjala etruske “hia” kishte kuptimin “imazh, ngjashmëri, pamje”.
Mund të ecim përpara. Hijet e etruskëve janë përkrah nesh.
FB: @Thënie për shqiptarët
_________________
Titulli: The Etruscans begin to speak
Autori: Zacharie Mayani
Botuesi: Simon and Schuster

XLPress

Postime të ngjashëm