Cancel Preloader

EDITH DURHAM – SHQIPËRIA E EPËRME

 EDITH DURHAM – SHQIPËRIA E EPËRME

 

EDITH DURHAM – SHQIPËRIA E EPËRME

Përktheu Piro Misha

Një e përpjetë e fundit na nxori në pllajën e Thethit, aty ku lugina vjen e hapet, një vend i egër e madhështor. Toka është e punuar dhe e ujitur mirë, nëpërmjet disa kanalesh të vegjël të sajuar me zgjuarsi. Mbi mollokët e mëdhenj të veçuar, të shpërndarë në gjithë pllajën, ngrihen kullat.

Sytë, se kush ka thënë, janë dritaret e shpirtit. Kur një burrë e kap një zemërim i madh, e është gati të përleshet, ai zbardhet i gjithi në fytyrë e bebet e syve vinë e i tkurren, derisa bëhen dy pika të zeza. E njëjta gjë ndodh me muret e zbrazët, pa dritare të kulas, gjithnjë kërcënuese me ato frëngjitë e veta të vogla.

S’besoj të ketë vend tjetër ku të jetojnë qenie njerëzore që të më ketë lenë një përshtypje të tillë izolimi madhështor nga mbarë bota. Ky është vend ku shekujt rrudhen; lumi aty mund të jetë fare mirë burimi i botës, brigjet e tij, shtëpia e duhur e instinkteve primarë pasioneve që janë të nxehtë e të rrëmbyer.

Majtas, një shkëmb i madh katror në majë, qe i gjithi i mbuluar me trungje brodhi të thyer, të copëtuar nga bornaja e rëndë e dimrit. Të zbërdhulëta e të bardha nën ndriçimin e diellit, ato dergjen të shpërndara si eshtrat e të vdekurve. Të tjerë qëndronin drejt, e të zymtë. “Ky është altari i Perëndisë, me qirinjtë sipër!” thirri një nga burrat që qe me mua.

Në fund fare të luginës ngribet vargmali i quajtur Prokletija (Bjeshkët e Nëmura), që e kishin marrë këtë emër, siç më thanë në Shalë dhe në Pulatin e Poshtëm, sepse përmes tyre kishin kaluar turqit kur kishin ardhur në Shqipërinë e Epërme. Në fakt, duket se ka më tepër mundësi që ata të kenë ardhur nga rrugë të tjera, por unë vetë, megjithatë, prirem t’i besoj traditave lokale. Dhe e vërteta e hidhur mbetet që në gjithë këtë tokë vazhdon të rëndojë mallkimi i ndikimit turk

    XLPress

    Postime të ngjashëm