SHTJEFËN GJURAGJ BRANKU – ARBANASI DHE ANGJELINA ARIANIT KOMNENI 1440-1520

Shkruan Shefqet Cakiqi-Llapashtica
Angjelina Komneni&Nënë Angjelina e njohur dhe respektuar nga Shqipëria, Vatikani, Serbija, Hungaria, Franca!
Shtjefen Gjergj Brank-Arbanashi ka qene i martuar me Angjelina Komnenin, motra e Donika Kastriotit ( serbet e quajn Mati Angjelina dhe e quajn bashkeshortin e saj Stefan Gjuragj Brankovic-Arbanashi, i vetmi prej princave te rajonit qe nuk ishte vazal i perandorise Osmane dhe ishte aleat dhe bagjanak i Gjergj Kastriotit Skenderbeut) gjate kohes se Skenderbeut
Angjelina Komneni e lindur ne vitin 1440 në Berat – ka vdekur 30 korrik 1520, Krushedoli; ishte një despoteshë e shekullit XV, bashkëshortja e despotit Arbanash nga serbët i quajtur Stefan Brankoviq.
Angjelina Komneni rridhte nga një familje fisnike shqiptare dhe ishte kunatë e Skënderbeut. Për jetën e saj të devotshme ajo është shpallur shenjtore dhe nderohet si e tillë nga Kisha Ortodokse.
Angjelina Aranit Komneni u lind në kohën kur shumica e shqiptarëve ishin të krishterë ortodoksë dhe ishte bija e gjashtë e fisnikut Gjergj Arianit Komneni. Angjelina ishte e motra e Donika Kastriotit, e cila ishte gruaja e Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Angjelina u martua me sundimtarin arbanash Stefan Brankoviç (afro. 1460—1461) në Shkodër, të birin e despotit arbanash Gjurađ Brankoviç (afro. 1427—1456).
Njohja e saj me Stefanin e verbër, djalin e Despotit, ndodhi më 1460 kur ai erdhi për vizitë tek Skënderbeu.
Angjelina dhe Stefani patën dy djem Gjergjin (Maksim) e Joanin dhe dy (ose tre) vajza Maria, Milica (e ndoshta dhe Irena). Zonja Angjelina dhe despoti Brankoviç u larguan për në territoret e Lidhjes së Lezhës dhe më pas në Friuli, Itali, kur Despotati dhe territoret e Lidhjes u pushtuan nga Perandoria Osmane. Territori i despotatit që nga viti 1459 ishte nën pushtimin Osman.
Stjefan Gjuragj Branku-Arbanasi vdiq në vitin 1476. Në vitin 1485, me shpalljen e të birit, Gjergjit, despot titullar i Despotatit në ekzil Angjelina shkoi në Mbretërinë e Hungarisë. Me vete mori edhe eshtrat e të shoqit.
Mbreti hungarez Mateja i jep në pronësi qytetin dhe pasurinë e Kupinovës në Vojvodinë.
Angjelina ndërtoi Manastirin e Krushedolit dhe disa manastire të tjerë. Besohet se ndërtimi i këtij manastiri filloi në vitin 1509. Më vonë Angjelina u bë murgeshë në Manastirin e Krushedolit, në malin Frushka Gora, Syrmia, ku edhe vdiq në vitin 1520. Eshtrat e saj u ruajtën në këtë manastir. Më 1716, kur osmanet u vunë zjarrin këtyre kishave dhe manastireve, murgeshat arritën ta shpëtojnë vetëm një pjesë të eshtrave të Shën-Angjelinës, dorën e majtë, që sot e kësaj dite ruhet në kivotinë e kishës së Manastirit të Krushedolit.
Ajo nderohet si shenjtore nga Kisha ortodokse me emrin Shën Angjelina dhe dita e saj festohet më 30 korrik dhe më 10 dhjetor. Kulti i saj dhe i bashkëshortit të saj Stefanit si shenjtorë, u ngritën për shkak të jetës së vuajtur që kaluan. Angjelina gjatë gjithë jetës u përpoq të ndihmojë të varfërit. Ajo shkroi një hagiografi të njohur si Hagiografia e Nënë Angjelinës !
Manastiri në Prats-de-Mollo-la-Preste, Francë mban një statujë të Angjelinës. Rrethanat se si është vendosur një statujë ortodokse në një manastirn katolik ende nuk dihen. Në Beograd një rrugë mban emrin Majka Angelina!
“Primorije se redovno prevodi sa rećju Arbanija u despotovim latinskim aktima i u aktima Ugarskim. Kralj Sigismund naziva, 1427, despota Djurdja : “illustris princeps dux et despotus tatius regni Rascie et Albanie”
U svojim sopstvenim latinskim poveljama piše se Djuradj, ispoćetka (1429), samo “Georgius Wlk Rascie Albanique dominus” a kada je dobio despotsku titulu, onda redovno “Georgius dei gratia regni Rascia et Albanie dominus etc” Šta znaći ono “etc” doznajemo iz dva pisma aragonskog i napuljskog kralja Alfonsa I od 1453 : “illustrissimus princeps Georgius, despotus regni Rascia et Albanie , Rive et totius Ussore (Uxore) dominus” ; Riva (lat. ripa) je jadransko primorje, a Usora je pokraina u severnoj Bosni! ”
“Bregdeti përkthehet rregullisht me fjalën Arbania në aktet latine të despotit dhe në aktet hungareze. Mbreti Sigismund e quan, në 1427, despotin Djurdja: “illustris princeps dux et despotus tatius regni Rascie et Albanie”
Në letrat e tij latine, Gjergji është shkruar që në fillim (1429), vetëm “Georgius Wlk Rascie Albanique dominus” dhe kur mori titullin despot, pastaj rregullisht “Georgius dei gratia regni Rascia et Albanie dominus etj”. i mbretit Alfonso I të Aragonës dhe Napolit nga viti 1453: “illustrissimus princeps Georgius, despotus regni Rascia et Albanie, Rive et totius Ussore (Uxore) dominus”; Riva (lat. ripa) është bregdeti i Adriatikut, dhe Usora është një provincë në veri të Bosnjës! ”
RRETH ETNISË ARBANASHE ME RELIGJIN ORTHODOKSE NË KOSOVË !
Ndër më i vjetri toponim në Kosovë që përmenden Arbanashët është „Arbanaški potok“ (Përroi i arbanasëve) në vitin 1254, në rrethina të manastirit të Deviçit në Drenicë, katun arbanasa -Arbëneshi i sotëm i Krajës i v. 1330, 8 katundet e arbanasëve midis Prizrenit, Suharekës e Malishevës të vitit 1348, Arbanas në regjionin e Toplicës&Prokuple nga viti 1455, Petrili Arbanash „Petrila e arbanasëve” – Petrila e sotme e Medvexhes e fundshek. XV, Arbanasinec e vitit 1468, në rrethina të Kërçovës.
Dëshmia tjetër e përmendjes së emrit të një katundi („Bërnica e arbanasëve”) rrjedh nga viti 1455. Në defterin osman-turk të regjistrimit të kryefamiliarëve të këtij viti ky katund është regjistruar, që pandehet prej viteve 1555/1574, pikërisht kjo pjesë e katundit, e regjistruar tani në kuadrin e nahijes Treboshnica, do të quhet Arbanashka Brenica, në këtë trajtë është evidentuar në regjistrimin osman-turk të kazasë së Novoberdës në fundshekullin XV.
eAngjelina Komnenit
SHTJEFËN GJURAGJ BRANKU – ARBANASI DHE ANGJELINA ARIANIT KOMNENI 1440-1520
Shkruan Shefqet