A do të kenë sukses bisedimet për paqe Izrael-Hamas?

A do të kenë sukses bisedimet për paqe Izrael-Hamas
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shpreson për një marrëveshje për Gazën këtë javë. “Mendoj se jemi afër një marrëveshjeje për Gazën. Mund ta arrijmë këtë javë”, tha presidenti amerikan para gazetarëve të dielën. Sipas raportimeve të medias, ai takohet të hënën me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Shtëpinë e Bardhë. Ky është takimi i tretë midis dy aleatëve të ngushtë në gjashtë muaj.
Para se të nisej për Uashington, ku do të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i përshkroi kërkesat e Hamasit islamist për ndryshime në propozimin e fundit të marrëveshjes së Katarit si “të papranueshme”, por megjithatë dërgoi një delegacion në kryeqytetin e Katarit, Doha. Por ai shprehu besimin se bisedimet mund të ndihmojnë për arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve në Gaza dhe armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit.
Një delegacion izraelit mbërriti në kryeqytetin e Katarit, Doha ndërkohë, për të zhvilluar bisedime për armëpushim me Hamasin. Bisedimet e ndërmjetësuaranga Katari, Egjipti dhe SHBA-ja synojnë arritjen e një armëpushimi 60-ditor në luftën e Gazës dhe lirimin e pengjeve që mban Hamasi. Sipas mediave propozimi është për lirimin gradual të dhjetë pengjeve izraelite dhe dorëzimin e eshtrave të pengjeve të vrarë. Në këmbim nga burgjet izraelite do të lirohen një numër më i madh të burgosurish palestinezë. Gjatë armëpushimit palët pritet të negociojnë për një përfundim të përhershëm të luftës gati 21 mujore në Gazë.
Lexo artikullin të plotë: https://www.dw.com/sq/dhjet%C3%ABra-t%C3%AB-vrar%C3%AB-n%C3%AB-rripin-e-gaz%C3%ABs-megjith%C3%AB-bisedimet-p%C3%ABr-arm%C3%ABpushim-me-hamasin/a-73178795