Ahmet Zogu në vitin 192
ILir EKONOMi
Sipas përshkrimeve të ndryshme që përputhen mjaft, Zogu 27-vjeçar kishte një energji të pashtershme dhe nuk sprapsej para asgjëje.
Kishte një grusht të rëndë prej hekuri që e demonstronte pa kurrfarë droje. Nuk kishte ngurruar të pushkatonte dhe të varte me shumicë kundërshtarët, qoftë edhe kontrabandistë të thjeshtë.
Për të gjithë ata që e njihnin shpirtin e shqiptarit, dëshirën për të pasur një armë në shtëpi, fakti që ai kishte mundur të çarmatoste popullatën, kishte qenë diçka e padëgjuar.
Të tjerë në vend të tij do ta kishin përdorur këtë sukses për ta shpallur veten princ ose mbret. Por jo Zogu. Ai ishte aq i zgjuar sa t’i rezistonte tundimit për t’u korruptuar me tituj e ndere.
(Nga libri REBELI, botim i UET Press, 2024)