Alban Hyseni: Jalldëze Mustafa, prej artisteve më të mira që qyteti ynë i ka.

Sot kemi pasur kënaqësinë që të vizitojmë atelienë e artistes tonë gjilanase Jalldëze Mustafa.
Kryetari Alban Hyseni i shoqëruar nga kandidatët për Kuvendin Komunal, kanë parë nga afër punimet e njërës prej artisteve më të mira që qyteti ynë i ka. Bashkë me të kanë folur edhe për projektet e realizuara në Kulturë në përgjithësi dhe për punët e mira që në të ardhmen do të jeni prioritet i yni.
Bashkëpunimi me artistët tanë, që i kemi të shumtë, na jep frymëzim dhe në të njejtën kohë imazh ndryshe si qytet kulturdashës.