Cancel Preloader

Albin Kurti dhe SH. B. A- t

 Albin Kurti dhe SH. B. A- t

Petraq Kote 

Albin Kurti dhe SH. B. A- t

ALBIN KURTIT MBAHET E DO TË MBAHET MEND PËR:

1. Ndalimin e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.

2. Ndalimin e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.

3. Thyrejen dhe heqjen e barrikadave serbe nëpër rrugët e veriut të Kosovës.

4. Ndalimin e qarkullimit të automjeteve me targa ilegale serbe si PR, KM, PE, PZ, UR, GL dhe DJ.

5. Ndalimin e punës së bankave komerciale serbe që operonin pa licencë në Kosovë.

6. Ndalimimin e përdorimit të dinarit sërb si monedhë për pagesa.

7. Ndalimin e operimit pa licencë të postave serbe në Kosovë.

8. Mbylljen e 14 laboratoreve të drogës 6 prej të cilave operonin në veri të Kosovës.

9. Mbylljen e lojërave me kriptovaluta të cilat shpenzonin energji elektrike nga 100.000 €uro në muaj e të cilat paguheshin me taksat e qytetarëve (njëra prej të cilave ishte e kryetarit aktual të PDK- së).

10. Mbyllja e shumë rrugëve ilegale në veriun e Kosovës ku kriminelët ekonomik serbë e shqiptarë (shumë prej tyre pushtetarë shqiptarë) të cilët kontrabandonin mallëra serbe pa i paguar asnjë taksë shtetit.

11. Mbylljen e komunave dhe shkapërderdhjen e strukturave paralele serbe që operonin në Kosovë duke shfrytëzuar mbylljen e syve nga Qeveritë e përbashkëta të PDK- së, LDK- së, AAK- së, NISM-ës, AKR-së dhe Listës serbe.

12. Heqjen e Kosovës nga Sistemi energjetik i Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi dhefutjen e saj në Sistemin energjetik me Shqipërinë.

13. Detyrimin e serbëve të veriut të Kosovës të paguajnë energjinë e shpenzuar elektrike (e cila për 20 vjet ishte paguar nga buxheti i Kosovës me Vendime të Qeverive parardhëse).

14. Ndjekjen, vrasjen dhe burgosjen e kriminelëve serb të cilët me 24 shtator 2023 në Banjë provuan të nxisin një konflikt të gjërë për të aneksuar 17% të territorit të Kosovës.

15. Konfiskoi armatimin në vlerë prej 5 milon €urosh e prodhuar në Serbi e të grumbulluar në Banjë për të mobilizuar një numër të konsiderueshëm terroristësh për të realizuar qëllimin aneksues.

16. Në aspektin ekonomik realizoi rritje dyshifrore të brutoproduktit vendor.

17. E rriti buxhetin e shtetit për 1 miliard €uro.

17. 1 E rriti buxhetin e ushtrisë në 1 miliard euro (projekt).

18. Ndau 300 milon €uro subvencione për bujqësinë dhe i furnizoi shumë fermer individual me mjete të punës dhe kopshte serash me sisteme pikë- pikë të ujitjes.

19. Ndau shtesat për 400 mijë fëmijë të Kosovës.

20. Ndau buxhet gjashtëmujor për 70 mijë lehona kosovare.

21. Rriti buxhetin për të keqtrajtuarit.

22. Herë pas here ndihmoi pensionistët.

23. Subvencionoi shpenzimet e energjisë elektrike për numër të madh familjesh kosovare.

24. Subvencionoi në izolimin e shtëpive duke ua ndërruar dyertë, dritaret dhe kulmet.

25. Subvencionoi një numër të madh të familjeve në blerjen dhe instalimin e pompave termike.

26. Ndërtoi dhe riparoi shumë rrugë regjionale, ura, ujësjellësa e kanalizime. Ndêrtoi urën e re mbi Ibër.

27. Ndërtoi disa shkolla.

28. Ndërtoi shumë çerdhe fëmijësh.

29. Ndau bursa për qindra nxënës e studentë.

30. Ndau 320 milion €uro për ushtrinë dhe për vitin 2026 buxheti i ushtrisë do të jetë 1 miliardë €uro.

31. Bleu raketa jovalin, drona Bajraktar, numër të konsiderueshëm pushkë me snajper dhe shumë autoblinda.

32. E çliroi 25% të territorit të Kosovës dhe e shtriu sovranitetin në krejt territorin e Kosovës i cili territor për 22 vjet me heshten e ish pushtetatëve kishte mbetur i okupuar.

33. Ndërtoi disa stacione policore përgjatë kufirit me Serbinë.

34. Pengoi Open Ballkanin që nuk ishte asgjë tjetër veç përtritje e Serbo- Jugosllavisë.

35. Pengoi realizimin e planit famëkeq Thaçi- Vuçiç- Rama mbi korrigjimin e kufirit me kompromis të dhimbshëm, kompromis me të cilin do të jepte 9700 hektarët më vital të veriut e do të merrte 4800 hektarë nga Lugina e Preshevës (nëse do t’ia jepte Vuçiçi) me ç’ rast Kosova do të humbiste hiç më pak se 4900 hektarë.

36. Vuri nën kontroll kushtetues gjithë teritorin e Republikës së Kosovës, 10887 kilometra katrore.

Të gjitha këto suksese kolosale opozita, disa analistë e gazetarë qëllimkëqinj mundohen t’i mohojnë, sado që nuk mund të mohohen, duke i quajtur mashtrime e gënjeshtra duke e shprehur kështu mllefin dhe xhelozinë e çmëndur kundër Kryeministrit dhe Qeverisë më të mirë që ndonjëherë ka pasë Kosova…

SH. B. A.-t do të mbahen mend pë goditjen ushtarake përfundimtare që i dhanë ushtrisë serbe (Beogradit) dhe realizuan përgjithmonë ndryshimin politik të kufinjëve të Serbisë (Jugosllavisë) duke shpallur si Republikë Kosovën.
Instalimin në Sojevë të Ferizajt Kosovë të njërës prej bazave ushtarake (Bondsteel), më të fuqishme në Europë…

    XLPress

    Postime të ngjashëm