Asfaltohen 7 rrugë në Miresh, komuniteti turk mirëpresin kryetarin e nënkryetarin

Kanë nisur punimet për ndërtimin e shtatë rrugëve në fshatin Miresh, ku janë të vendosur komuniteti turk.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me nënkryetarin Kadir Hyseini, kanë parë nga afër nisjen e punimeve për asfaltimin e 3 rrugëve në fshatin Miresh, përkatësisht për nevojat e komunitetit turk. Derisa edhe 4 rrugë të tjera pritet të nisin punimet për asfaltim së shpejti.

Nënkryetari Kadir Hyseini dhe banorët e komunitetit turk falënderuan kryetarin për mbështetjen që u jep, posaçërisht në realizmin e projekteve të cilat ndikojnë në lehtësimin e jetës s tyre.

Nga ana tjetër kryetari Hyseni, ka premtuar se pos këtyre rrugëve do të realizohen edhe projekte tjera për këta banorë.